Djali i panjohur paguan borxhet e pensionistëve në barnatore

Një djalë i panjohur ka paguar në një barnatore në Maglaj në Bosnje dhe Hercegovinë, borxhet e gjithë pensionistëve të cilët në atë barnatore kanë blerë barëra në veresi.

Djali i panjohur paguan borxhet e pensionistëve në barnatore

Një djalë ishte i pranishëm në barnatore kur një pensionist e kishte pyetur punëtoren në barnatore se a mund t’i paguaj barërat kur ta merr pensionin, transmetojnë mediet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai kishte ofruar farmacistes t’i paguaj barërat e tij, e më pas e kishte lutur që t’i mbledhë të gjitha borxhet e pensionistëve për të cilat ka paguar rreth 400 KM (200 euro).

I prekur me këtë veprim, Aldin Kajmakoviq, i cili ishte prezent në këtë moment në barnatore, e ka publikuar këtë tregim në Facebook./Insajderi.com.