​36 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, dy në gjendje kritike

​36 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, dy në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 29/04/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 51raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 36 raste.

Në raportin e kësaj klinike bëhet e ditur se gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon:

Nga 36 pacientë të infektuar me Covid 19,

• 28 raste janë në gjendje stabile,

• 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërs në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.

Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor.