​A po respektohen masat e reja në rajonin e Gjilanit – flasin nga policia

​A po respektohen masat e reja në rajonin e Gjilanit – flasin nga policia

Brenda një javë Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka ndaluar 38 persona për mos respektim të masave për parandalimin e COVID19.

Kryesisht rastet kanë të bëjnë me mosrespektimin e orarit për kufizim të lëvizjes, nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Regjionin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili në një intervistë për KosovaPress tha se ndaj personave të ndaluar kanë nisur procedura të rregullta ligjore.

“Unë do t’i referohem vetëm javës së fundit ku Policia e Kosovës në raste të ndryshme i ka ndaluar 38 persona në shtatë komunat që i mbulon regjioni i Gjilanit si komuna më e madhe. Pra janë ndaluar 38 persona që nuk i kanë përfillur urdhrat e Qeverisë dh e janë gjetur në kohën kur ka qenë e ndaluar lëvizja nëpër rrugë nuk kanë pasur leje valide dhe nuk kanë dhënë arsye bindëse pse gjinden në atë kohë… në këso raste Policia e Kosovës i Kosovës i ndalon sillen në stacionin policor, intervistohen në bazë të procedurave ligjore lajmërohet Prokurori i Shtetit dhe lënda procedohet në Prokurori në procedurë të rregullt”, theksoi ai.

Derisa nga dje ka nisur pakoja e re e masave në parandalimin e shpërndarjes së COVID19, ku qytetarët varësisht nga numri i parafundit i letërnjoftimit kanë mundësi të qarkullojnë në orar të caktuara, sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit kjo masë është duke u zbatuar në këtë regjion.

“Realisht që nga dita e djeshme kanë hyrë masa të reja me orar të ri të lëvizjes së qytetarëve andaj Policia e Kosovës dje gjatë ditës më shumë ka dhënë njoftime pasi kemi parë që shumë njerëz nuk kanë qenë të informuar lidhur me masat e reja. Ndërsa sot po e shihnin që në masë të madhe apo mbi 95 për qind po respektohen. Policia e Kosovës me te gjitha kapacitetet e saj në orar të zgjatur është duke punuar. Jemi në pika të caktuara ku kemi kyçje apo dalje nga qyteti…. policia e Kosovës ka numër të mjaftueshëm edhe të personelit edhe të logjistika dhe deri tani jemi duke e përballuar dhe gjithçka është duke shkuar në rregull”, tha ai.

Qëndrimi i qytetarëve në shtëpi me qëllim të parandalimit të koronavirusit ka bërë që të rritet edhe numri i rasteve të dhunës së familje, por togeri Hashani thotë se edhe në këtë rajon janë raportuar raste të dhunës së familje por jo në shifra shqetësuese.

Sipas tij në shtimin e raportimit të rasteve të dhunës në familje ka ndikuar edhe vetëdijesimi i qytetarëve.

“Nuk mund të themi se nuk ka raste, ka raste por ne në vazhdimësi kemi thënë se vetëdijesimi i qytetarëve është ngritur dhe jo numri i rasteve dhe po lajmërohen rastet pikërisht ndoshta edhe kjo është. Ka nuk është një numër i madh që mund të themi se është diçka shumë shqetësuese por sidoqoftë po raportohen edhe raste të dhunës në familje dhe me urgjencë dhe prioritet u përgjigjemi të gjitha këtyre rasteve”, u shpreh zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve me qëllim të parandalimit të virusit Covid19 ka ndikuar që në rajonin e Anamoravës të ulet dhe niveli i aksidenteve në trafik dhe po ashtu eshe shqiptini i gjobave.

“Gjend jen në trafik e kemi shumë stabile dhe shumë të qëndrueshme janë raportuar rreth katër aksidente me lëndime dhe katër aksidente me dëme materiale dhe janë shqiptuar 84 tiketa gjobitëse për të gjithë ata vozitës që në mënyra të ndryshme kanë rënë në kundërshtim me ligjet e trafikut rrugor”, tha ai.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjilanit thotë së në këtë kohë ka rënie edhe të rasteve të veprave kriminalë, veçanërisht të vjedhjeve.

Ndryshe në komunën e Gjilanit pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 24 persona prej tyre 17 janë shëruar dhe të tjetër janë në trajtim mjekësor.