​Ahmeti: Pas pandemisë ta shfrytëzojmë transportin publik dhe biçikletat

​Ahmeti: Pas pandemisë ta shfrytëzojmë transportin publik dhe biçikletat

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar për punimet që po ndodhin në shtegun e biçikletave, trotuarin dhe punë të tjera në rrugën “Ilaz Kodra”, në Dardani.

Ai ka shkruar në Facebook se pas pandemisë mirë është të largohemi sa më shumë nga automjetet dhe të shfrytëzohet transporti publik, biçikleta e ecje.

“Shumë më pastër, shumë më qetë shumë më shëndetshëm”, ka shkruar ai.