​Bislimi: Gjatë këtij muaji fillon pagesa për muajin mars

​Bislimi: Gjatë këtij muaji fillon pagesa për muajin mars

Ministri në detyrë i Transfereve dhe Financave, Besnik Bislimi ka deklaruar se gjatë muajit prill do të fillon pagesa për muajin mars për ata punëtorë që janë dëmtuar duke mos punuar ose duke marrë pagën më të vogël nga bizneset.

Ai ka thënë se masa 1.1 ka filluar së zbatuari, pasi pensionet veç kanë dal, masa 1.2 fillon tash, ndërsa, te masa 1.3, bizneset kanë filluar ta aplikojnë dhe ATK ka filluar verifikimin.

Sipas tij, edhe familjet që nuk kanë asnjë të punësuar e që nuk kanë qenë raste sociale, mund të aplikojnë dhe në momentin që ajo dëshmohet, ata mund të marrin për tre muaj nga 130 euro.

Bislimi në Debat Plus, tha se janë mbi 1000 punëtorë që janë regjistruar nga bizneset në mënyrë që të kenë mundësin të përfitojnë në pakon 1.15 që përfitojnë nga 130 euro për tre muajt e ardhshëm.