​“Është e detyrueshme të biesh në dashuri”, dhurata e veçantë e kryetarit të komunës për Shën Valentinë

​“Është e detyrueshme të biesh në dashuri”, dhurata e veçantë e kryetarit të komunës për Shën Valentinë

Një shenjë rrugore kushtuar të gjithë të dashuruarëve, u vendos përgjatë pamjes së Rignano Garganico, një fshat rrëzë malit të Shenjtë të quajtur “Ballkoni i Puglia”.

Në ditët kur qielli është i qartë, është e mundur të shohësh majat e këtij mali dhe të admirosh gjerësinë “Ballkonit të Puglia” me gjithë shkëlqimin e saj. “Është e detyrueshme të biesh në dashuri duke parë pamjen” shkruhet në tabelë, ndërsa dy të dashuruarit puthen me njëra-tjetrin të mbështjellë me petale të zemrës.

Është ideja e Luigi Di Fiore, kryebashkiakut të Rignano Garganico.

“Ne vendosëm të japim këshilla me rastin e Ditës së Shën Valentinit, për të gjithë ata që e konsiderojnë dashurinë një arsye më shumë për të jetuar jetën. Dashuria mund të jetë gjithçka për ne dhe kjo panoramë e bukur është korniza e duhur për ditën e dashuruarëve. Jetë e gjatë për të gjit hë të dashuruarit!”, shkruan Luigi Di Fiore në profilin e tij në “Facebook”.