​Gjermania lejon përgjimin e “WhatsApp” dhe “Skype”

​Gjermania lejon përgjimin e “WhatsApp” dhe “Skype”

Gjermania miratoi sot një ligj mbi sigurinë, i cili lejon përgjimin e WhatsApp dhe Skype. Miratimi i këtij ligji erdhi pas një vale me sulme xhihadiste në Evropë, deputetët votuan një ligj për përforcimin e efektshmërisë të procedurave penale.

Hetuesit gjermane tashmë mund të hyjnë në telefonët celularë dhe kompiuterat e personave të ndryshëm, duke pasur mundësinë që të aksesojnë të dhëna nga mesazhet e skriptuara.

Deri tani këto mjete të përgjimit nuk ishin lejuar nga Gjykata Kushtetuese gjermane, përveç se në kuadrin e luftës kundër terrorizmit.