​Haradinaj: Mogherini e ka mbytur dialogun

​Haradinaj: Mogherini e ka mbytur dialogun

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka kritikuar shefen e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas kryeministrit Haradinaj Mogherini e ka mbytur dialogun dhe e ka çrregulluar.

“Mendoj se zonja Mogerini, e ka mbyt dialogun, pra e ka çrregulluar nga një dialog për normalizim, e ka kthyer në dialog për territore për kufijë, e për shkëmbime që në Ballkan dihet çka nënkupton, destabilizim. Realisht i ka shkaktuar dëm rajonit tonë”, tha Haradinaj.

I pyetur nga mediat se për Vitin e Ri a do të ndodhë liberalizmi, kryeministri Haradinaj me shaka tha se edhe pak ditë kanë mbetur.“Pak ditë kanë mbetur, por nuk di si me të thënë, pak ditë kanë mbetur”, deklaroi ai.