" />

​Haradinaj për taksën ndaj Serbisë: Nuk kemi pasur zgjidhje tjetër

​Haradinaj për taksën ndaj Serbisë: Nuk kemi pasur zgjidhje tjetër

Është mbajtur edicioni i parë i Konventës së Prodhuesve të Kosovës, i cili ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimin e produkteve “Made in Kosova”.

Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, ka thënë se e kanë organizuar këtë konventë për të fuqizuar sektorin e prodhimit në Kosovë.

“Ne kemi filluar ta organizojmë këtë konventë pasi besojmë që prodhimi është investimi më strategjik ekonomik i Kosovës. Ne jemi pro tregtisë së lirë. Prandaj edhe sot kemi ftuar bashkëpunëtorët nga Shqipëria dhe Maqedonia që të bisedojmë me ta. Por, klubi do të respektojë edhe masat e reciprocitetit ndaj disa shteteve, siç është taksa për Serbinë dhe Bosnjën. Prodhuesit kosovarë kanë pasur probleme për të dërguar produkte në këto vende”, tha ai.

Ai tha se prodhuesit e Kosovës nuk i takojnë asnjë partie politike janë të Kosovës.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është i vetëdijshëm që prodhimi është sfidë dhe që prodhuesit janë përballur me sfida.

“E dimë se prodhimi është sfidë dhe në një mënyrë ose tjetër prodhuesit kanë qenë të sfiduar që në fillim. Kosova tashmë ka më shumë vetëbesim në prodhim dhe produktet janë të çmuara. Si qeveri menjëherë kemi filluar me realizimin e disa detyrave. Heqja në doganë e lëndës së parë, dhënia e tokave për komunat që do të kthehen në zona ekonomike”, tha ai.