​Katër persona arrestohen për falsifikim

Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’.

Ky operacion policor ka përfshirë tri lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, atë të Kodrës së Trimave, Velanisë dhe Matiqanit, ku gjatë kontrollit nga të dyshuarit janë sekuestruar: Veturë  Opel Astra, tre telefona SAMSUNG, dy  pasaporta të Republikës së Kosovës dhe një librezë e veturës zvicerane.

Me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar dërgohen në ndalim për 48 orë, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’.