​Kosova mori pjesë në konferencën ministeriale për liritë fetare

​Kosova mori pjesë në konferencën ministeriale për liritë fetare

Ministri i Punëve të Jashtme, dhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka marrë sot pjesë në konferencën ministeriale për liritë fetare që u mbajt në Uashington.

Ai ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se konferenca ka përfunduar dhe se Kosova është trajtuar siç do shtet tjetër në të.

“Përfundoi konferenca ministeriale për liritë fetare ku morën pjesë mbi 84 vende të botës. Kosova u trajtua ne çdo aspekt me privilegj të madh”, ka thënë kryediplomati Pacolli.