​Kurti: Kosova dhe Shqipëria do të operojnë si një bllok i vetëm energjetik

​Kurti: Kosova dhe Shqipëria do të operojnë si një bllok i vetëm energjetik

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja e re e Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTOS-E, do të mundësojë operimin si një bllok i vetëm energjetik midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se me këtë marrëveshje, KOSTT fiton të drejta të barabarta me homologët në Evropë.

“Kjo marrëveshje e re do të mundësojë operimin si një bllok i vetëm energjetik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Interkonjeksioni, linja 400Kv midis nesh do të funksionalizohet. Për ndërtimin e saj ndihmoi e investoi mbi 75 milionë euro Qeveria gjermane nëpërmjet KfË. Por prej më shumë se 6 vjetësh kjo linjë nuk mund të funksionalizohej”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka deklaruar se është arritje e madhe për Kosovën dhe i ka falënderuar Operatorët Evropianë që votuan për këtë marrëveshje.

“Duke shprehur mirënjohje për punën e bërë, presim nga KOSTT përkushtim të plotë në proceset rajonale për të kontribuar në furnizim të sigurt me energji. Po ashtu, KOSTT dhe OST e Shqipërisë tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për operimin si një bllok energjetik, marrëveshje që i parapriu votimit të sotshëm, andaj duhet të pasojnë edhe hapa të tjerë domethënës”, ka përfunduar ai.