
Komisioni hetimor parlamentar ka miratuar listën me katër emra të ekspertëve të jashtëm lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, edhe pse nuk janë bërë publik emrat e tyre, njofton Insajderi.
Megjithatë për përzgjedhjen e tyre pati përplasje ndërmjet kryesuesit të këtij komisioni, Hajrulla Çeku të Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtares Doruntinë Maloku nga LDK
Këta dy të zgjehdur të popullit akuzuan njëri-tjetrin për bllokimin e punës së këtij komisioni.
Komisioni vendosi që intervistat me dëshmitarë të fillojnë nga data 12 tetor. /Insajderi.com