
Sot në Istog ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, ku si pasojë ka vdekur një qytetar dhe është plagosur një polic
Përleshja me armë zjarri ka ndodhur në mes të policisë dhe një personi, i cili ka hyrë për të grabitur me armë zjarri në një bankë në Istog.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur rrëmbyesi dhe i lënduar rëndë një polic.
Gazeta Express ka siguruar një video ku shihet se rrëmbyesi ka hyrë në bankë me armë dhe ka kërcënuar personat që gjendeshin në bankë.