​Nesër ndërprehet qarkullimi për 12 orë në një pjesë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj

​Nesër ndërprehet qarkullimi për 12 orë në një pjesë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të dielën e 11 tetorit do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë-Babush, nga fshati Livadhet deri në Banullë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga kjo ministri rruga do të jetë e mbyllur nga ora 07:00, deri në orën 19:00.

Kjo mbyllje po bëhet për shkak se është duke u bërë asfaltimi në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Banullë.

“Për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqen e madhe të shtrimit me asfalt, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që mos të vie deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve”, njofton Ministria.

MI kërkon nga qytetarët mirëkuptim si dhe gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera afër këtij lokaliteti. /Insajderi.com