​Nis raportimi i Hotit para deputetëve për 100 ditët e qeverisjes

​Nis raportimi i Hotit para deputetëve për 100 ditët e qeverisjes

Ka nisur raportimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me punën e tij 100 ditore në qeverisje, njofton Insajderi.

Hoti pritet të raportojë para të zgjedhurve të popullit për tematika të ndryshme, nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ky raportim ka ardhur me kërkesë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com