​Numri i të vdekurve në Francë u rrit me 753 – gjithsej 17.920

​Numri i të vdekurve në Francë u rrit me 753 – gjithsej 17.920

Në Francë, në 24 orët e kaluara, numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur me 753 në gjithsej 17.920, tha drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë Jerome Solomon.

Por, sipas tij, numri i njerëzve në spitale kishte rënë për të dytën ditë me radhë.

Një tjetër shenjë që masat kufizuese të paraqitura një muaj më parë po japin rezultat, tha Solomon, duke shtuar se numri i përgjithshëm i personave në njësitë e kujdesit intensiv ra në 6,248 për ditën e tetë radhazi, numri më i ulët që nga 1 prilli, transmeton Reuters.

Me 17.920 të vdekur, shkalla e vdekshmërisë ishte 4.4 gjatë 24 orëve të mëparshme, që tregon një ulje pas rritjes së dy ditëve të mëparshme, transmeton KosovaPress.