fbpx

​OAK: Maqedonia bllokon eksportin e Peshkut nga Kosova

​OAK: Maqedonia bllokon eksportin e Peshkut nga Kosova

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka reaguar pas vendimit që ka marrë Republika e Maqedonisë Veriore për ndalimin e shtijes së rasadit të Peshkut nga Kosova, shqetësim ky që është pranuar nga biznesi anëtar Trofta Istog.

OAK është shumë e shqetësuar, pasi ky vendim ka hyrë në fuqi që nga data 01.06.2019 me të cilin ndalohet importi i peshkut të gjallë që dedikohet për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova.

“Me këtë rast Kompanisë Trofta pa paralajmërim të mëparshëm i është kumtuar marrja e këtij vendimi. Me këtë vendim, jo vetëm që janë dëmtuar bizneset vendore të kultivimit të peshkut e Kompania Trofta në veçanti, por të shqetësuar janë edhe tregtarët Maqedonë të cilët nuk po munden që të furnizohen nga Kosova. Me këtë vendim zvogëlohet edhe më shumë Eksporti i Kosovës i cili edhe ashtu është jashtëzakonisht i ulët (90% importojmë dhe 10% eksportojmë). Për më tepër, është vendosur edhe një taksë prej afër 700 euro për çdo hyrje të kamionëve të peshkut në Maqedoni. Biznesi pohon se është i gatshëm që në çdo kohë të pres inspektorët që të inspektojnë vendin dhe të kryhen analizat e nevojshme në një shtet të tretë, të cilat veçse i posedon. Në lidhje me këtë OAK i është drejtuar me një letër Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për të marrë masa urgjente për shfuqizimin e këtij vendimi n ga ana Maqedonisë Veriore. Gjithashtu, është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe AVUK-u. OAK kërkon që të merren masa urgjente në lidhje me këtë”, thuhet në komunikatën e OAK.

OAK për këtë cështje ka drejtuar edhe një kërkesë institucioneve të Kosovës.