​PDK nis mbledhjen e nënshkrimeve për ta ftuar Hotin në seancë të jashtëzakonshme

​PDK nis mbledhjen e nënshkrimeve për ta ftuar Hotin në seancë të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës, ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, që të raportojë në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë për Gazetën Online Insajderi.com, se partia opozitare ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për ta thirrur këtë seancë.

“Po e kemi filluar zyrtarisht si parti mbledhjen e nënshkrimeve”, ka thënë ai.

Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë kritike sa i përkët disa pikave të marrëveshjes së Uashingonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Çështja e Ujmanit është kontestuar nga subjekti që udhëhiqet prej Kadri Veselit.

Ky subjekt politik në deklaratën e 4 shtatorit për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë, ka pohuar se “Delegacioni i drejtuar nga Hoti ka dështuat ta sjellë njohjen nga Serbia”. /Insajderi.com