fbpx

​Për tre muaj pastrohen 707 lokacione me mbeturina

​Për tre muaj pastrohen 707 lokacione me mbeturina

Që nga 15 shtatori kur ka filluar aksioni për pastrimin e Kosovës, janë pastruar 707 lokacione në të gjithë komunat e Kosovës, ndërkohë që janë larguar mbi 30 mijë tonë mbetje ndërtimore.

Kështu është bërë e ditur në takimin e sotëm të Task Fforcës për pastrimin e Kosovës, ku me këtë rast është thënë se ky aksion ka treguar sukses.Për Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, aksioni për ta pastruar Kosovës ka rezultuar i suksesshëm dhe se ia ka vlejtë që është ndërrmarr ky aksion. Ai ka përmendur që gjatë kësaj fushate ka hyrë në fuqi edhe udhëzimi administrativ për gjobat mandatore.

Ministri bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2018 është paraparë një shumë prej 1.2 milionë euro, që do të jenë grante për komunat që do të dalin më të suksesshme në këtë aksion të pastrimit. Kurse, Luan Hasanaj, drejtor ekzekutiv i organizatës Let’s Do It Kosova, ka paraqitur të dhënat e arritura gjatë tre mujorit të pastrimit të Kosovës, ndonëse ende nuk janë përfundimtare.

Hasanaj ka treguar edhe problemet më të mëdha që kanë hasur gjatë realizimit të aksioneve për pastrimin e Kosovës.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se problem për ta ka qenë edhe pastrimi i disa lokacioneve për 2 e më shumë herë. Ai u shpreh se vetëm Kampusin Universitar e kanë pastruar tri herë.
Pjesë e Task Forcës është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ku ministri Rrustem Berisha, ka treguar se pjesëtarët e kësaj force janë angazhuar krahas planeve dhe aktiviteteve që i kanë.

Ai ka përmendur disa nga aksionet ky pjesëtarët e FSK-së kanë marrë pjesë. Tutje ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe më tutje është e gatshme të mbështes këtë aksion
Ndërkaq, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, përmendi rolin e kësaj ministrie në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, ku sipas tij kjo ministri është angazhuar me të gjitha kapacitetet.

Aksioni për pastrimin e Kosovës ka filluar me 15 shtator dhe do të përfundojë më 15 dhjetor, kurse konferenca përmbyllëse dhe prezantimi i rezultateve do të bëhet me 10 janar të vitit 2019.