
Kuvendi i Kosovës ka hedhur përsëri në votim, në parim projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, në seancën e mbajtur sot, njofton Insajderi.
Vetëm 60 deputetë morën pjesë në votim dhe ky projektligj do të votohet përsëri në seancën e ardhshme.
Kështu bëri të ditur në këtë seancë plenare kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas votimit të deputetëve.
“60 deputetë kanë marrë pjesë në votim, rrjedhimisht do të duhet të provojmë sërish në Seancën e ardhshme”, tha Osmani.
Projektligji për rimëkëmbje ekomomike i propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk po e gjen mbështetjen PDK dhe Vetëvendosjes. /Insajderi.com