​Ukraina i jep fund një traktati miqësie me Rusinë

​Ukraina i jep fund një traktati miqësie me Rusinë

Rada, parlamenti ukrainas, ka konfirmuar vendimin e presidentit Petro Poroshenko për t’i dhënë fund traktatit të miqësisë, bashkëpunimit dhe partneritetit me Rusinë.

”Votimi mori 277 vota pro, ndërkohë që të mjaftueshme ishin 226”, raportoi agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Traktati mbi miqësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin midis Ukrainës dhe Rusisë do të përfundojnë më 1 prill 2019.