​Vuçiq iu drejtua me telefon banorëve të Banjës, disa janë parë duke qarë

​Vuçiq iu drejtua me telefon banorëve të Banjës, disa janë parë duke qarë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiq nuk ka mundur t’i takojë live banorët e Banjës së Skënderajt. Kjo pasi vizita e tij u ndalua me një vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Por ai iu ka drejtuar banorëve të këtij fshati të Drenicës me anë të një lidhje telefonike.

Vuçiq u ka thënë atyre se I vjen keq që nuk ka mundur t’I takojë pasi që kështu kanë vendosur autoritetet e Prishtinës.

“Iu lus që të qëndroni të qetë, shteti juaj (Serbia) do t’u qëndrojë prapa. Do të mundohem që jeta e juaj e ardhmja e juaj të jetë e ndritshme. Nuk kam mundur të vij për shkak se nuk kam dashur t’ua rrezikoj jetën”, tha Vuçiq nëpërmjet telefonit.

Ky fjalim i presidentit shkaktoi të qara në mesin e banorëve të mbledhur në sheshin e fshatit.