fbpx

​Zbulohen shtatoret e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

​Zbulohen shtatoret e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Në Drenas mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Gjatë këtij manifestimi që mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci” nga ora 12:00 do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të shkrira në bronz.

Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, të cilët ishin bashkëshortë, ranë heroikisht gjatë luftimeve më 22 shtator të vitit 1998 në malet e Qyqavicës.