​Zharku tregon qëndrimin e LDK-së për projektligjin për paga

​Zharku tregon qëndrimin e LDK-së për projektligjin për paga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku, ka folur rreth projektligjit për pagat, pakënaqësitë rreth të cilit kanë nxitur greva të shumta në vend.

Zharku ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se partia e tij nuk e mbështet versionin aktual të projektligjit për pagat.

Ai ka theksuar se “qëndrimi i LDK-së është që ligji duhet të tërhiqet, nuk duhet të votohet”.

Sipas Zharkut, versioni aktual i projektligjit duhet të ndryshohet, dhe se për hartimin e tij duhet bashkëpunim me sindikatat e punëtorëve.