​Ministri Matoshi: 450 kontejnerë për Bujanocin

​Ministri Matoshi: 450 kontejnerë për Bujanocin

Drejtori i organizatës “Let’s Do It Kosova” Luan Hasanaj dhe kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi nënshkruan sot marrëveshjen për dhurimin e 450 kontejnerëve për mbeturina për 450 familje të kësaj komune.

Me këtë rast ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi është shprehur i lumtur që në ditën e aksionit global të pastrimit të tokës po e ndihmojnë edhe komunën e Bujanocit për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

“Si Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Let’s Do It Kosova, sot u nënshkrua marrëveshja mes kryetarit Shaip Kamberi e drejtorit Luan Hasanaj për dhurimin e 450 kontejnerëve për mbeturina për 450 familje të Bujanocit.

Kjo është më e pakta nga ajo që duhet të bëjmë për qytetarët e luginës së Preshevës. Bashkë për një mjedis të pastër!”, shkruan Matoshi në llogarinë e tij në Facebook.