Linçimi publik i bërë nga Sami Kurteshi ndaj ish drejtorit të Radiotelev" />

​AGK dënon gjuhën linçuese të ish-deputetit të VV-së ndaj Mentor Shalës dhe Ridvan Berishës

​AGK dënon gjuhën linçuese të ish-deputetit të VV-së ndaj Mentor Shalës dhe Ridvan Berishës

Linçimi publik i bërë nga Sami Kurteshi ndaj ish drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala dhe ish kryeredaktorit të këtij mediumi Ridvan Berisha, për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është i papranueshem.

Në një postim ne rrjetet sociale ku Kurteshi komenton vdekjen e Astrit Deharit në burg, shkruan pos tjerash se “Të gjitha këto veprime kriminale politiko-policore, u mbuluan me propagandën më të egër mediale gebelsiane të udhëhequr nga Mentor Shala dhe Ridvan Berisha, drejtor gjegjësisht redaktor të RTK, të përcjellur me besnikëri nga disa media elektronike, të shkruara dhe audio-vizuele.”

Linçimi publik i Sami Kurteshit nuk ndalet vetëm ndaj Shalës dhe Berishës, por vazhdon edhe ndaj një pjese te medieve elektronike dhe të shkruara.

AGK përveç që është e shqetësuar me këtë lloj të linçimit publik ndaj gazetarëve, konsideron se një gjë e tillë bëhet edhe më e pa pranueshme kur vjen nga persona si Sami Kurteshi, dikur Avokat i Popullit që njeh mirë rëndësinë dhe rolin e gazetarëve.

AGK nëpërmjet një komunikate, fton Sami Kurteshin që të tërheq postimin e tij, te distancohet nga ky linçim dhe te kërkoj falje publike.