​Arrestohet një femër te Ambasada e Zvicrës në Prishtinë

​Arrestohet një femër te Ambasada e Zvicrës në Prishtinë

Një grua është arrestuar sot nga Policia e Kosovës para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, njofton Insajderi.

Edhe pse ende nuk dihet saktë se shkaku i këtij arrestimi, thuhet se e dyshuara nuk është pajtuar me procedurat e kësaj ambasade për t’u pajisur me dokumentet e udhëtimit.

Sipas disa qytetarëve që ishin prezentë, arsyeja e arrestimit të saj ishte pasi ajo duket se “protestonte”, për me procedurat që kishte kjo ambasadë.

Gazeta Online Insajderi ka kontaktuar edhe policinë lidhur me rastin, por nuk ka marrë ende përgjigje. /Insajderi.com