​Arrestohet një polic për shantazh, kanosje dhe ngacmim

​Arrestohet një polic për shantazh, kanosje dhe ngacmim

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor të stacionit policor në Pejë, me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga IPK, nga ku sqarohet se informacionet e para lidhur me këtë rast janë pranuar përmes një ankese të adresuar rreth një javë më herët.

“Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni mobil në cilësi të provës materiale si dhe intervistimin e të dyshuarit. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprat penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. /Insajderi.com