​BE heq Kosovën nga lista e kuqe e udhëtimit

​BE heq Kosovën nga lista e kuqe e udhëtimit

Shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejtë vendeve të Bashkimit Evropian edhe pa nevoja të domosdoshme, transmeton Insajderi.

Së fundmi Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, janë hequr nga lista e kuqe e BE-së sa i përket udhëtimeve, si pasojë e situatës së favorshme epidemiologjike.

Shtetet anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin e përgatitur nga Presidenca portugeze e bllokut, raporton TCh.

Vendimi i tyre nënkupton se qytetarët e këtyre vendeve, përfshirë ata që nuk janë të vaksinuar kundër Coronavirusit, do të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Dy javë më parë, në listën me rrezik të ulët nga COVID-19 ishin përfshirë edhe Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Serbia, por nuk janë më. /Insajderi.com