forum virtual me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, ku u diskutua në lidhje me mundësitë për r" />

​Bujqësia shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovë

​Bujqësia shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar një forum virtual me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, ku u diskutua në lidhje me mundësitë për rritjen e mëtutjeshme të këtij sektori dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa, tha se sfidat më të mëdha me të cilat agro-prodhuesit po përballen gjatë pandemisë COVID-19 vijnë nga rënia e shitjeve të produkteve bujqësore, e megjithatë u shpreh i kënaqur se ky sektor ka rritur eksportin në tregje ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe, njofton Insajderi.

Ai poashtu tha se për të siguruar se bujqësia do të ketë zhvillim të vazhdueshëm, përveç dyfishimit të buxhetit për subvencione, po investohet edhe në aspektin e ujitjes.

Drejtor i programit,AGRO të USAID, Fatmir Selimi, theksoi rëndësinë e bujqësisë për ekonominë e Kosovës duke përmendur ndikimet pozitive që ka ky sektor.

Ai potencoi se qasja e programit të cilin drejton është prezantimi i teknologjive të reja bujqësore, fuqizimi i marrëdhënieve me partnerë strategjik dhe rritja e besimit të konsumatorëve lokal, regjional, dhe ndërkombëtarë në produktet kosovare.

Sipas tij është vitale që të rritet vetëdija e rëndësisë të sektorit të bujqësisë si dhe të inkurajohen të rinjtë kosovar për tu bërë pjesë e tij pasi që bujqësia ka potencial të madh për zhvillim ekonomik shtetëror dhe vetanak. /Insajderi.com