​Disa nxënës në Vushtrri rezultojnë me Covid-19

​Disa nxënës në Vushtrri rezultojnë me Covid-19

Në shkollën fillore “Mustafë Venhari”, në Vushtrri, disa nxënës kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Këtë lajm e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.

Nga 643 teste për Coronavirus, 63 rezultuan pozitiv, njofton Insajderi.

Zemaj potencoi se kjo, “Nuk është situate që dëshirojmë”.

“Duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e gjithë arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitiv me COVID 19”, ka shkruar Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë ka apeluar për kujdes. /Insajderi.com

Përderisa edhe sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 si dhe një shifër…

Gepostet von Armend Zemaj am Samstag, 19. September 2020