​Formacioni më i mirë i këtij sezoni në La Liga

​Formacioni më i mirë i këtij sezoni në La Liga

Tashmë janë zhvilluar 12 javët e para në la Liga, ku Barcelona dhe Leo Messi janë duke shkëlqyer

E përditshmja spanjolle, AS ka vlerësuar 12 javët e para të La Ligas, ku ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë deri me tani.

Lojtari më i mirë pa asnjë dyshim është Leo Messi, e cili po e drejton Barcelonën në rrugën drejt titullit.

Në këtë formacion Barcelona ka dy lojtarë, Messi dhe Umtiti, ashtu sikurse edhe Real Madrid, Isco dhe Asensio.

Po ashtu në këtë formacion lojtarë kanë edhe Valencia, Atletico Madrid, Villareal e Real Sociedad.

Formacioni: Oblak, Odriozola, Chema, Umtiti, Morales, Asensio, Oyarzábal, Isco, Zaza, Bakambu/Aspas dhe Messi. /Express/