​Franca dënon ashpër helmimin e Navalnyt, e quan akt kriminal

​Franca dënon ashpër helmimin e Navalnyt, e quan akt kriminal

Franca ka dënuar sot aktin kriminal të kryer kundër opozitarit rus, Alexei Navalny, i cili qe viktimë e një helmimi, sipas Gjermanisë, dhe u kërkoi autoriteteve ruse një hetim të shpejtë dhe transparent.

Kështu ka theksuar Quai d’Orsay nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Franca shpreh shqetësimin e thellë para këtij akti kriminal të kryer kundër një aktori të madh të jetës politike ruse”, deklaroi në një komunikatë ministria duke e gjykuar thelbësore që autoritetet ruse të iniciojnë një hetim të shpejtë dhe transparent, i cili do të lejojë të përcaktohen rrethanat në të cilat është kryer ky akt.

Parisi zyrtar thotë se përgjegjësit e këtij akti duhet të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë dhe përsëriti vullnetin për t’i dhënë opozitarit si dhe të afërmve të tij mbështetje në këto rrethana të vështira.

Pak më parë, Kremlini i konsideroi të nxituara përfundimet e mjekëve gjermanë që arritën në përfundimin se Alexei Navalny ishte helmuar.

Opozitari vazhdon edhe sot të mbahet në koma artificiale, në një gjendje të rëndë, edhe pse jeta e tij nuk është në rrezik. /Insajderi.com