​Haradinaj: Dëshirojmë të jetojmë me vendet e lira

​Haradinaj: Dëshirojmë të jetojmë me vendet e lira

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se qytetarët e Kosovës janë të interesuar të jetojnë në fqinjësi të mirë me Serbinë, e cila duhet ta harrojë tregun e vendit tonë duke mos e njohur ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Haradinaj këto komente i bëri në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Pejës dhe Deçanit, ka marrë pjesë në përurimin e sheshit “Shkëlzen Haradinaj”, zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij, Shkëlzenin si një njëri trim dhe që ka luftuar deri në frymën e fundit për atdheun e tij.

Kreu i Qeverisë ka deklaruar se dëshirojnë të jetojnë të lirë dhe jo të izoluar. Ai tha se dëshirojnë të bëhen pjesë e popujve të lirë.

Haradinaj ka kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit, duke përmendur edhe rezistencën paqësore të popullit të udhëhequr nga LDK dhe ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova.

“Nuk dëshirojmë liri që e izolojmë lirinë, me e izoluar vetën, me izoluar popullin tonë e ne me e gëzuar këtë liri. Ne e kemi kërkuar lirinë me qenë vetë të lirë, po edhe me iu bashkua të lirëve, popujve të lirë. Kush janë ata popuj të lirë që ne dëshirojmë t’iu bashkojmë, janë popujt euroatlantik, është Evropa që synojmë të anëtarësohemi në Evropë, ora të bëhemi anëtare i BE-së, tha ai.

Kreu i Qeverisë tha se si Dukagjin e kanë dhënë provimin në kohën e luftës, pasi sipas tij Dukagjini nuk e kishte lënë vetëm Drenicën, familjen Jashari.

Ai tha se kurrë nuk do të lënë vetën, popullin, të drejtën, por as kurrë nuk do të tradhtojnë miqtë dhe aleatët.