​Haradinaj – Stublla uron popullin e Gabonit për Ditën e Pavarësisë

​Haradinaj – Stublla uron popullin e Gabonit për Ditën e Pavarësisë

Kosova ka uruar populin e Gabonit në rastin e ditës së pavarësisë.

Ministrja e Punëve të Jashtme ka shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 60- vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën e Gabonit.

Gaboni, vend ky në Afrikë, ka njohur Kosovën më 15 shtator 2011, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 5 mars 2014. /Insajderi.com/