​Hoti konfirmon takimin me delegacionin amerikan

​Hoti konfirmon takimin me delegacionin amerikan

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të pres nesër në takim delegacionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler.

Delegacionit do t’i bashkohen edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA, njofton Insajderi.

Vizita bëhet në kuadër të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë detaje të kësaj vizite do të bëhen të ditura nesër në mëngjes, njofton Zyra e kryeministrit të Kosovës. /Insajderi.com