​Hysni Gucati dërgohet në Hagë

​Hysni Gucati dërgohet në Hagë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati është nisur për në Hagë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Metush Kryeziu nga kjo organizatë.

Ai tha se për këtë lajm janë njoftuar nga familjarët e Gucatit.

Ndërsa tha se si OVL UÇK nuk kanë bërë thirrje për t’u tubuar veteranët sepse përndryshe do të ishte bllokuar dhe do ishte rënduar situata.

“Iu bëjmë thirrjeve institucioneve tona të reagojnë dhe mos të rëndohet situata”, tha ai.

Se Gucati pritej që në çdo moment të transferohej në Hagë, për Insajderi-n e ka konfirmuar sot edhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, derisa u prononcua lidhur me arrestimin e Gucatit nga njësitë policore të EULEX-it. /Insajderi.com