​Ibishi: Koha e fundit për të vepruar në veri, agjenturat serbe mund ta shfrytëzojnë situatën

​Ibishi: Koha e fundit për të vepruar në veri, agjenturat serbe mund ta shfrytëzojnë situatën

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës dhe futja në karantinë, duke iu përshtatur ligjeve të Republikës së Serbisë, e jo ligjeve të Kosovës, po shihet e rrezikshme nga njohës të çështjeve të sigurisë. Nga institucionet e Kosovës po kërkohet që të veprohet menjëherë për të vendosur rend dhe ligj edhe në brendi të komunave dhe të vejnë situatën nën kontroll.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se komunat në veri të vendit vazhdimisht kanë punuar sipas plan programit të Republikës së Serbisë, sidomos në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Ndërsa tani thotë se Serbia po tenton të shfrytëzojë pandeminë COVID-19 për të shtruar ndikimin e saj në atë pjesë.

Madje ai paralajmëron se tashmë agjentura të ndryshme janë vënë në lëvizje për të çrregulluar sistemin tonë shtetëror e kushtetues.

“Duke pasur parasysh se institucionet serbe në veri kanë vazhduar të punojnë në bazë programeve të tyre edhe në shëndetësi edhe në arsim, por në veçanti kur ka të bëjë me çështje të luftimit të koronavirusit dhe ku është e ndjeshme situata në mbarë vendin, ata veç ka paralajmërime se e kanë shfrytëzuar edhe agjenturën e tyre duke e futur një pjesë të saj në veri me qëllim që të bëjnë destruksione në sistemin tonë shtetëror edhe kushtetues. Mendoj se institucionet tona ish dashtë të ndërmarrin veprime edhe në brendi të territorit pra edhe në pjesën veriore, jo vetëm në kalimet kufitare, por aty ku bëhen edhe kontrollet doganore edhe të kalimit kufitar, pro edhe shërbimet tjera sanitare. Por në veçanti kontrollet shëndetësore r reth koronavirusit. Mendoj që është koha e fundit që institucionet tona të veprojnë atje, në bashkëpunim me KFOR-in dhe me institucionet të tjera ndërkombëtare. që ta bashkë-menaxhojnë situatën në veri”, thotë ai.

Ish-komandanti i Policisë Ushtarake të UÇK-së, tërheq vërejtjen se është koha e fundit që institucionet e vendit të vihen në lëvizje dhe të operojnë edhe në brendi të komunave dhe të menaxhojnë situatën në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Që nga shpallja e gjendjes emergjente kam apeluar që në veri të veprohet jo vetëm në kontrollet kufitare por edhe në brendi të pjesës veriore të Kosovës, pra duke vepruar në atë që t’i përshtatet asaj kohës së kufizimit të lirisë së lëvizjes që është e paraparë te ne. e jo të shpallet ashtu sikurse n ë Serbi, ku për tri ditë rend e kanë shpall karantinën për të gjithë qytetarët në Serbi. Mendoj që është dashur t’i përshtaten programeve tona, jo vetëm ne të jemi s spektatorë dhe dikush tjetër të merret me pjesën e menaxhimin e pjesës së brendshme të katër komunave që janë në veri”, thotë ai.

Ish-komandant Leka, potencon se serbët mund ta shfrytëzojnë situatën dhe në emër të shëndetësisë të krijojnë hapësirë për të ndërmarrë ndonjë veprim të caktuar që do të ishte në dëm të Kosovës, por edhe vet qytetarëve atje.

“Unë do të apeloja që ndihmat që vijnë nga jashtë, sidomos në pjesën veriore të jenë të kontrolluara, por edhe çështja e lëvizjes së personave të dyshimtë të strukturave paralele, por edhe shërbimeve inteligjente të Serbisë, pasi që ka pasur informacione që jan ë të shtrira atje dhe kanë një qëllim të caktuar që duke shfrytëzuar situatën e kësaj pandemie ata ndërmarrin veprime të caktuara në veri. Pra duhet të jemi të kujdesshëm”, thotë ai.

Ibishi thotë se institucionet vendore duhet të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in, por edhe institucionet tjera ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, për të gjetur një rrugë për menaxhimin e situate dhe vendosjen e gjendjes nën kontroll.

“KFOR-i kryen detyrat e veta që i ka të parashikuara me anë të rezolutës 1244 në mandatin e tij. Çështja e heshtjes së tij është më tepër është aspekti kooperativë. Por sido që të jetë ata janë të gatshëm të veprojnë në momentin e duhur. Por ne duhet të jemi shumë më aktiv edhe në aspektin e sigurisë dhe të inteligjencës dhe të jemi shumë më bashkëpunues edhe me KFOR-in, pro edhe institucionet të tjera ndërkombëtare prezente në Kosovë. Pra duhet të jemi të kujdesshëm në këtë situatë, jo vetëm në aspektin shëndetësor”, thotë ai.

Futja në karantinë e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit me urdhrat e Serbisë po konsiderohet ndërhyrje në territorin e shtetit të Kosovës, përderisa Qeveria e Kosovës të shtunën bëri të ditur se ky hap është ndërmarrë me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me koordinim të plotë me komunat përkatëse.