​Kërkohet nga bizneset t’i përditësojnë të dhënat në sistemin e ATK-së

​Kërkohet nga bizneset t’i përditësojnë të dhënat në sistemin e ATK-së

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka ftuar sot bizneset që ende s’kanë bërë përditësimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë sa më shpejt, në mënyrë që të hapin rrugë për përmbylljen e ekzekutimit të pagesës për masën e subvencionimit të linjës së pagave për bizneset aktive, sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu ka shkruar ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo tutje bëri të ditur se nga numri i përgjithshëm prej 36.679 bizneseve që përfitojnë nga kjo masë, deri më datë 26.10.2020 të dhënat i kanë freskuar 30.750 biznese.

“Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që të përmbyll plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, ka shkruar Bajrami. /Insajderi.com