​Kosova përfiton 138 milionë euro nga Bashkimi Evropian

​Kosova përfiton 138 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian, kështu Kosova ka përfituar nga programet IPA 2020 pjesa dhe IPA 2020.

130 euro do të jetë vlerave e të hyrave të këtyre marrëveshjeve.

Këto fonde do të zbatohen të kombinuara me më shumë se 40 milionë euro fonde të tjera në formë huamarrjeje nga institucionet financiare ndërkombëtare për projekte të mëdha infrastrukturore nga fusha e mjedisit, energjisë dhe bujqësisë, si dhe bashkëfinancim nga ana e Qeverisë së Kosovës për disa nga projektet.

Nga këto programe, përveç të tjerash, Kosova do të përfitojë 20.5 milionë euro si grant në buxhet këtë vit për të ndihmuar stabilitetin fiskal të vendit dhe 6 milionë euro të tjera vitin e ardhshëm.

Zbatimi i projekteve të financuara nga këto programe do ta nxisë riaktivizimin ekonomik të vendit dhe do të ndikojë fuqishëm në rimëkëmbjen ekonomike të vendit, thuhet në një komunikatë për media. /Insajderi.com