​Kreu i HRW-së tregon arsyet pse administrata Trump mbështeti rrëzimin e Qeverisë Kurtit

​Kreu i HRW-së tregon arsyet pse administrata Trump mbështeti rrëzimin e Qeverisë Kurtit

Drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch (HRW), Kenneth Roth, është deklaruar në lidhje me rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ai në një shkrim në Twitter thotë se administrata e presidentit të SHBA-së Donald Trump mbështeti rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti për të cilin shumë menduan se ishte “shansi i tyre i vetëm për të shpëtuar vendin nga liderët e korruptuar”.

“Në padurimin e saj për të mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata Trump mbështeti rrëzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të cilin shumë menduan se ishte shansi i tyre i vetëm për të shpëtuar vendin nga liderët e korruptuar”, shkruan Roth.