​Mbi dy mijë raste aktive COVID-19 në Kosovë

​Mbi dy mijë raste aktive COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka kaluar shifrën mbi dy mijë, njofton Insajderi.

Me 166 rastet pozitive me këtë virus të shënuara brenda 24 orëve të fundit, janë regjistruar dy mijë e 62 raste aktive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë 757 raste nga 86 mijë e 98 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com