​Mercedes thyen rekordin e ngjitjes në lartësi mbidetare

​Mercedes thyen rekordin e ngjitjes në lartësi mbidetare

Vozitja për nga natyra është relaksim i shkëlqyeshëm dhe Mercedes ka thyer rekordin edhe në këtë fushë.

Rruga më pak e udhëtuar është zgjidhja më e mirë për ngasje në natyrë, ku varet vetëm nga aftësia juaj për të vozitur në terrene të tilla, por varet edhe nga kapaciteti i automjetit.

Eksploruesit në Kili kanë një automjet special për një ekspeditë të tillë – Mercedes Unimogs.

Unimogs shpesh përdoret në ushtri, por përdoret gjithashtu nga shkencëtarët, si dhe nga eksploruesit dhe dashamirët e udhëtimeve me terrene shkëmbore dhe shumë shpesh mund të shihet pranë vullkanit më të lartë në botë, Ohos de Salado në Kili.

Mercedes Unimogs u ngjit në rreth 6.694 metra mbi nivelin e detit, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 6.100 metra. /kp