​Meta në Durrës për tu njohur me pasojat e tërmetit

​Meta në Durrës për tu njohur me pasojat e tërmetit

Presidenti Ilir Meta, udhëtoi mbrëmjen e sotme drejt Durrësit, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit që goditi vendin pasditen e sotme.

Rreth orës 17:24, Presidenti Meta u fut në Prefekturën e Durrësit, ku zhvilloi një takim me prefektin Roland Nasto per t’u njohur në detaje me pasojat që shkaktoi tërmeti, shkruan Ora News.

Pas takimit, Meta në një prononcim për gazetarët apeloi qytetarët të ruajnë qetësinë.

insajderi.com