​Miratohet në parim rishikimi i Buxhetit për vitin 2021

​Miratohet në parim rishikimi i Buxhetit për vitin 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim projektligjin për rishikimin e Buxhetit për vitin 2021, njofton Insajderi.

Pas dy orëve diskutim për këtë buxhet, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se ky projektligj është miratuar në parim.

Nga 88 deputetë të pranishëm, 68 votuan për, një kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kërkoi që të mbahet edhe një seancë që të miratohet shqyrtimi i dytë i rishikimit të Buxhetit më 28 korrik.

Në këtë seancë nuk ishte i pranishëm kryeministri Albin Kurti. Ai ka udhëtuar për në Francë ku ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend” që u dha sot në Festivalin e filmit të Kanës.

Ndërsa, javën që lamë pas, shefi i qeverisë ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 23-të të Symi Symposium në Athinë të Greqisë./Insajderi.com