​PDK-ja nuk e nënshkruan mocionin e VV-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

​PDK-ja nuk e nënshkruan mocionin e VV-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Gashi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta nënshkruajë mocionin të cilin e ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Sipas Gashit, Partia Demokratike e Kosovës nuk nënshkruan këtë mocion, por nëse arrihet që mocioni të hidhet në Kuvend atëherë do të shqyrtohet votimi.

Gashi nw “RTV Dukagjini”, ka shprehur dyshime edhe për qëllimin e VV-së për nisjen e këtij mocioni, pasi sipas Gashit VV e ka ditur që nuk i ka nënshkrimet.

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti, por i kërkohen 40 nënshkrime për ta thirrur seancën e mocionit. /Insajderi.com/