Në mbledhjen e sotme të ekzeku" />

​Qeveria ndan 2 milionë e 600 mijë euro për policët që punuan jashtë orarit

​Qeveria ndan 2 milionë e 600 mijë euro për policët që punuan jashtë orarit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë dy milionë e 600 mijë euro për kompensimin e punës jashtë orarit, të policëve të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, kryeministri Ramush Haradinaj tha se policia e një vendi nuk guxon në asnjë mënyrë të mbetet pa u paguar.

Haradinaj ka treguar se kohë më parë kishin përmbyllur një pjesë të obligimeve

“Kërkesa e Policisë së Kosovës orëve shtesë buxhetore është në vlerë prej 2 milionë e 600 mijë euro për kompensimin e orëve të punës pas orarit. Ky vendim është dashur të hyjë në fuqi në momentin e nënshkrimit. Ky është veprimi final. Ne më herët kemi mbyllë një pjesë të obligimeve. Shteti duhet të kujdeset për policët e vet e jo t’iu mbesë borxh. Një shtet që nuk e paguan policinë e vet, atëherë le ta mbyllë dugojën”, tha kryeministri.