​Rama: Ekonomia bie dhe ngritet prapë, të vdekurit nuk ringjallën më

​Rama: Ekonomia bie dhe ngritet prapë, të vdekurit nuk ringjallën më

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili po udhëheq orë pas ore fushatën antivirus, ka bërë thirrje për rezistencë për të ndaluar përhapjen e COVID 19.

Ai ka thënë se sot janë 27 raste pozitivë dhe Shqipëria ka hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku synon të marrë më shumë jetë, pasi rezistenca deri tash e ka ndaluar të bëjë kërdinë, duke shkatrruar barrikadën bluzave të bardha.

“Sot ju bëj një thirrje të fortë të motivojmë të gjitha forcat shpirtërore dhe mendore brenda nesh, për të ushqyer rezistencën, duke mos harxhuar erergji për asgjë tjetër”, ka thënë ai.

Sipas tij, ekonomia bie dhe ngritet prapë por të vdekurit nuk ringjallën më.

“Sot asgjë nuk vlen më shumë se jeta dhe mbrojtja e jetës është qëllimi. Ne jemi mjeti për realizimin e këtij qëllimi njerëzor, qytetar, kombëtar”, ka thënë Rama.