​Rasim Selmanaj e akuzon Qeverinë Kurti për rrugën Deçan-Plavë: Kjo qeveri i hoqi mjetet për këtë projekt

​Rasim Selmanaj e akuzon Qeverinë Kurti për rrugën Deçan-Plavë: Kjo qeveri i hoqi mjetet për këtë projekt

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Rasim Selmanaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si parti opozitare nuk ka arsye të flaës për rrugën Deçan-Plavë, njofton Insajderi.

Selmanaj ka deklaruar se ishte pikërisht Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ajo që i kishte hequr mjetet e ndara për këtë projekt.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i AAK-së ka shtuar se kjo qeveri në njërën anë ka ndaluar mjetet, ndërsa në anën tjetër sot shpreh “shqetesim e bën Kritika”, për çka Selmanaj thotë se këto të dyja nuk shkojnë bashkë.

“Tashmë kur rruga Deçan-Plavë u bë temë diskutimi, disa parti opozitare po e ngrisin zërin duke shpreh shqetësimin e tyre për ndërprerjen e kësaj rruge te pjesa 5 kilometërshe. Ishte Qeveria Kurti që i hoqi nga buxheti mjetet e ndara për këtë projekt! Sikur ato mjete të mos hiqeshin sot rruga Deçan-Plavë pothuajse kishte përfunduar! Qeveria Kurti në njërën anë i ndaloi mjetet ndërsa në anën tjetër sot shpreh ‘shqetësim’ e bënë ‘kritika’, këto dyja nuk shkojnë bashkë! Megjithatë rruga po bëhet” ka shkruar ai. /Insajderi.com